Rritet numri i të arrestuarve në veri, ka prova që janë të implikuar në sulmin e mbrëmshëm
by mona22222
previous post
Policia e Kosovës ka kryer disa arrestime të reja në veri.
Burime bëjnë te ditur se afër 10 persona janë të arrestuar lidhur me sulmin e kryer mbrëmë në kanalet e Ibër Lepencit në Zubin Potok.
Gjithnjë sipas këtyre burimeve, ka prova të dukshme që disa nga të arrestuarit i ndërlidhin me sulmin e kryer mbrëmë.
Arrestimi i tyre është kryer në orët e para të mëngjesit dhe policia po heton edhe disa pista të reja që ndërlidhen me këtë rast. /Indeksonline/
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com