Portugalia ka siguruar vendin e saj në çerekfinalet e Euro 2024 duke fituar një ndeshje dramatike me penallti përballë Sllovenisë.
Pakkush e kishte menduar që sfida do të shkonte në shtesa dhe për më tepër me penallti. Edhe rrjedha e lojës nuk ka lejonte të mendohej një gjë e tillë në kohën e rregullt, ku luzitanët ishin gjithmonë në kërkim të golit, por pa e gjetur atë.
Kur filluan shtesat, ata e kishin edhe mundësinë e artë për të shënuar, por Ronaldo gaboi përballë Oblak, duke shpërthyer në lot nga dëshpërimi. Nga ana tjetër, Sheshko mori dhuratë nga Pepe një pasim të artë dhe u nis i vetëm drejt zonës, por Diogo Kosta i mohoi golin në limite, duke mbajtur në lojë skuadrën e tij.
Pikërisht portieri portugez do të ishte protagonisti absolut i gjuajtjes se penalltive pas 120 minutave pa gol. Ai priti të tre tentativat e lojtarëve të Sllovenisë, duke siguruar kështu kalimin e Portugalisë në fazën çerekfinale.
PORTUGALI-SLLOVENI 0-0
PENALLTITË 3-0 (VIDEO)
Gjuan Bernardo Silva, shënon. Portugali-Slloveni 3-0
Gjuan Verbiç, pret Diogo Kosta. Portugali-Slloveni 2-0
Gjuan Bruno Fernandes, shënon. Portugali-Slloveni 2-0
Gjuan Balkovec, pret Diogo Kosta. Portugali-Slloveni 1-0
Gjuan Ronaldo, shënon. Portugali-Slloveni 1-0
Gjuan Iliçiç, pret Diogo Kosta. Portugali-Slloveni 0-0