Maqedonia e Veriut është renditur në vendin e 58-të në Botë nga gjithsej 148 shtete sipas Indeksit të Hendekut Gjinor për vitin 2024 nga Forumi Ekonomik Botëror.
Para RMV-së në pozita më të mira nga rajoni qëndrojnë Shqipëria në vendin e 23, Serbia në vendin e 26, Sllovenia në vendin e 34
Prapa RMV-së qëndrojnë Bullgaria në vendin e 60, Kroacia në vendin e 61, Mali i Zi në vendin e 67, Greqia në vendin e 73, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 78,
Në vend të parë të listës janë Islanda, Finlanda, Norvegjia, Zelanda e Re dhe Suedia.
Ndërkaq në fund të listës janë Guineja, Irani, Çadi, Pakistani dhe Sudani.
Indeksi global i hendekut gjinor vlerëson çdo vit gjendjen aktuale dhe evolucionin e barazisë gjinore në katër dimensione kryesore: Pjesëmarrja dhe mundësitë ekonomike, arritja arsimore, shëndeti dhe mbijetesa si dhe fuqizimi politik.
Që nga fillimi në 2006, ky është indeksi më afatgjatë që ndjek progresin e përpjekjeve të shumë ekonomive drejt mbylljes së këtyre boshllëqeve me kalimin e kohës.