©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Maqedonia e Veriut renditet e katërta në botë në vitin 2023 sipas mosbesimit më të madh në zgjedhje, sipas Gallup, shkruan “Zëri i Amerikës”.
Një rezultat pak më i mirë ka Bosnja dhe Hercegovina, e cila është në vendin e pestë nga dhjetë vendet më të renditura në botë.
Ndërsa Bullgaria përgatitet për të mbajtur zgjedhjet e saj të shtatë parlamentare në tre vjet këtë javë, sondazhet e Gallup tregojnë se vetëm 10 përqind e bullgarëve besojnë në integritetin e zgjedhjeve të tyre.
Nigerianët kanë më shumë besim në zgjedhje sesa bullgarët, maqedonasit dhe boshnjakët dhe renditen në vendin e dhjetë.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com