©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se furnizimi me ujë për zonat e prekura nga sulmi terrorist në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit po kthehet në normalitet.
Ajo ka njoftuar se mbrëmë vonë ka filluar furnizimi me ujë në komunat e Mitrovicës së Jugut, Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit.
Ndërsa sot uji është lëshuar edhe për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim.
“Sot, uji tashmë është lëshuar për në fabrikat e ujit të Drenasit dhe Shkabajt për trajtim dhe ka filluar furnizimi i rregullt i qytetarëve në Skenderaj. Brenda pak orësh pritet të normalizohet furznimi për qytetarët e Drenasit, Fushë Kosovës dhe Obiliqit!”, ka shkruar Rizvanolli në Facebook,
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com