Kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka ngritur çështjen e rihapjes së Ambasadës shqiptare në Indi. Tabaku tha se dikur kjo ambasadë ishte funksionale dhe u mbyll, duke ngritur pyetjen për arsyet përse po hapej tashmë.
Nga ana tjetë ministri për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani, India është fuqia e 5-të ekonomike në botë dhe me trajektore për tu bërë vendi i tretë.
Ai shtoi se edhe në Indonezi është i njëjti qëllim. Hasani tha se Indonezia është një vend i organizuar, me nivel ekonomik të lartë dhe MPJE dëshiron qasje edhe për faktin se ka një marrëdhënie jo miqësore me Kosovën, për të negociuar për njohjen.
“Siç e dimë India është fuqia e 5-të ekonomike në botë dhe me trajektore për tu bërë vendi i tretë. E vërtetë ajo që thatë ju zonja kryetare se është hapur dhe mbyllur dhe me arsye banale në atë kohë, por duam të forcojmë marrëdhëniet, diplomatike dhe ekonomike, në të mirë të vendit, ndaj edhe po hapet përsëri.
Edhe në Indonezi i njëjti qëllim, ai është një vend i organizuar, me nivel ekonomik të lartë dhe duam qasje edhe për faktin se ka një marrëdhënie jo miqësore me Kosovën, për të negociuar për njohjen e Kosovës. Ka munguar përfaqësimi diplomatik shqiptar edhe në Nairobi dhe Kenia dhe ka arsye për hapjen e tyre. T‘i përgjigjemi gjithë zhvillimeve nevojave dhe kërkesave që vendi ka dhe ky është qëllimi”, tha Hasani.