Partizani siguroi një fitore të madhe, triumfoi 2-0 përballë Vllaznia duke “rrëmbyer” provizorisht kreun e klasifikimit. Të kuqtë ishin superior duke mos e vendosur në asnjë moment në dyshim suksesin përballë ekipit shkodran.
“Demat” realizuan nga një gol për çdo pjesë, me Tedi Carën dhe Rrapajn. Cara e kthehu në festë ndeshjen e tij të 200 me fanellën e kuqe, por kjo pritet të jetë ndeshja e tij e fundit në kryeqytet pasi sulmuesi kavajas do të largohet gjatë merkatos së janarit me destinacion Ukrainën.
Kjo ishte ndeshja e fundit edhe për Rrapajn, me dy yjet e Partizanit që mbyllin kapitullin e tyre me të kuqtë.
Partizani përfshihet në këtë mënyrë në një revolucion të vërtetë pasi listës së lojtarëve që do të largohen i bashkohet edhe Hadrroj. Nga shitja e tre lojtarëve Partizani pritet të përfitojë afro 1 milionë euro.