“Shumë e rëndësishme është që punët të fillojnë pa vonesa dhe të njëjtat të kryhen brenda afatit të përcaktuar prej 12 muajsh! Kam punuar personalisht shumë e gjatë për dizajnin e objektit bashkë me profesorët e Universitetit të Prishtinës dhe pritjet janë që të realizohet ashtu siç është paraparë, me të njëjtin kualitet të materialeve dhe pajisjeve”, ka thënë drejtori i TKK-së, Kushtrim Sheremeti.
Me projekt të hartuar nga profesorët e Universitetit të Prishtinës, llogaritet që ndërhyrjet të bëhen me 6 milionë e 994 mijë e 937 euro. Kaq është çmimi për të cilin institucioni më i lartë kulturor në vend ka vendosur t’ia japë kompanive “LimitProject Sh.P.K” dhe “Rinesa Sh.P.K” për t’i realizuar punimet në ndërtesën që i është vënë dryni qysh në korrik të vitit 2022. Procesi i prokurimit ka zgjatur qysh prej majit dhe nuk është finalizuar ende, pasi duhet pritur edhe afati i ankesave.
Synimi është që brenda 12 muajsh, prej kur nis puna, Teatri Kombëtar i Kosovës të jetë i gatshëm për ta “riatdhesuar” stafin artistik, teknik e administrativ. Për këtë Ministria e Kulturës ia ka besuar punën një konsorciumi vendor. Me projekt të hartuar nga profesorët e Universitetit të Prishtinës, llogaritet që ndërhyrjet të bëhen me 6 milionë e 994 mijë e 937 euro. Kaq është çmimi për të cilin institucioni më i lartë kulturor në vend ka vendosur t’ia japë kompanive “LimitProject Sh.P.K” dhe “Rinesa Sh.P.K” për t’i realizuar punimet në ndërtesën që i është vënë dryni qysh në korrik të vitit 2022.
Procesi i prokurimit ka zgjatur qysh prej majit dhe nuk është finalizuar ende, pasi duhet pritur edhe afati i ankesave. Sipas shkresave të lëndës në tenderin e përbashkët për intervenimet në ndërtesën e Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës kanë ofertuar dy konsorciume. Njërës i është besuar TKK-ja e tjetrës MKK-ja.
Projekti i hartuar nga profesorët universitarë të Fakultetit të Arkitekturës, atij të Ndërtimtarisë, Inxhinierisë Elektrike dhe Inxhinierisë Mekanike ruan formën aktuale të ndërtesës së viteve ’40 të shekullit të kaluar. Shtesa janë bërë nga prapa në një aneks të shtuar në vitet ’80. Arkitektura e re e bazuar në nevojat e institucionit, nuk tejkalon pikën më të lartë aktuale të monumentit. Gjatë një prezantimi të mbyllur në fillim të prillit, profesori i Inxhinierisë së Ndërtimit, Naser Kabashi, kishte thënë se është bërë diçka e mundshme për kushtet që janë.
“Detyra ishte komplekse, pasi kishte shumë kërkesa”, kishte thënë ai. Sipas tij, si projektues janë të gatshëm për të ndihmuar edhe gjatë procesit të zbatimit të projektit.
“Mbetemi në lojë për disa detaje”, kishte thënë ai.
Ministria e Kulturës ka përvoja kur punëkryesit “kanë hasur në telashe me zbatimin e projekteve” dhe projektet kapitale kanë ngelur ngrehina.
Inxhinieri Kabashi disa herë kishte kërkuar nga kolegët që të bëjnë llogaritje të sakta sa i përket paramanës së vlerës së realizimit të projektit.
Paraprakisht projektuesit kishin paraparë që punët të përfundojnë me 5.4 milionë euro. Më pas kishin vlerësuar se punimet do të kushtojnë 7 milionë.
Sipas Ligjit për ndarjet buxhetore për këtë vit, deri më 2026, Ministria e Kulturës ka paraparë 5.3 milionë euro për këtë projekt, por në të njëjtin dokument si vlerë totale të projektit ka llogaritur mbi 10 milionë euro.
Si lajm të jashtëzakonshëm atë për përzgjedhjen e kompanive punëkryese e ka cilësuar drejtori i TKK-së, Kushtrim Sheremeti.
“Shumë e rëndësishme është që punët të fillojnë pa vonesa dhe të njëjtat të kryhen brenda afatit të përcaktuar prej 12 muajsh! Kam punuar personalisht shumë e gjatë për dizajnin e objektit bashkë me profesorët e Universitetit të Prishtinës dhe pritjet janë që të realizohet ashtu siç është paraparë, me të njëjtin kualitet të materialeve dhe pajisjeve”, ka thënë ai. Ka shtuar se beson shumë se MKRS-ja do t’i vendosë në qendër të organeve mbikëqyrëse në mënyrë që si staf i TKK-së të sigurohen që punët janë duke u realizuar bazuar në planifikimet dhe nevojat”, ka thënë ai.
Sipas projektit, ndryshimet në organizimin e brendshëm nxjerrin në pah se hapësira që ka qenë bufe dhe fondus, bashkohen në një për sallë provash. Skenë alternative del të jetë ish-salla e Baletit Kombëtar të Kosovës, kurse interpolimi përfshin të ashtuquajturën “Green Room” ku midis të tjerash, do të ketë sallë leximi e “media fasadë”, fasadë që jep mundësi të reklamimit të shfaqjeve në ekrane. Është shtesa ku materiali “corten” – çelik i njohur për intervenime të tilla – dominon.
Me “corten” do të mbështillen disa grupacione të kthinave të reja të teatrit.
“Mbi kafazin e aneksit të ruajtur të viteve ‘80 krijohet ‘Green Room’ – hapësira për shumë qëllime e trupës së teatrit, e në segmentin jugor ngrihet në dy kate një segment i ri rreth 20 metra i gjatë, që formohet si hapësirë shtesë për trupën e teatrit dhe për apartamentet sipër në nënkulm. Këto dy segmente lidhen në një strukturë të vetme përmes materializmit të mbështjellësit corten që i mbështjell ato që të duken si një strukturë e vetme e interpeluar”, shkruhet në projekt. Sipas këtij dokumenti, do të aplikohen tre tipa të paneleve corten: panele solide, që do të vendosen aty ku kërkohet mbyllje e plotë e sipërfaqeve, panele me përforcim të rrallë për të kontrolluar dritën në disa segmente të mbulesës së “Green Room”.
Gjatë sqarimeve të projektit, hartuesit kishin bërë me dije se shtesat do të jenë të betonit.
Ndërtesa e TKK-së ishte mbyllur nga Ministria e Kulturës në korrik të vitit 2022 me arsyetimin se paraqiste rrezik. Qe një arsyetim i paqenë, pasi raporti i profesorëve universitarë nuk e konstatonte këtë. Në maj të vitit 2022, një grup i profesorëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë të Universitetit të Prishtinës ia kishte dorëzuar Ministrisë së Kulturës një raport mbi gjendjen e objektit.
Këshilli Drejtues i Teatrit Kombëtar të Kosovës bashkë me Ministrinë e Kulturës e kanë mbyllur ndërtesën e institucionit më të lartë teatror. Të paktën profesionistët që janë thirrur për të bërë një vlerësim të gjendjes fizike të ndërtesës nuk kanë rekomanduar mbyllje. Nuk është konstatuar se ndërtesa si tërësi paraqet rrezik për punëtorët dhe publikun, e as që gjendja është alarmante. Në raportin që zyrtarisht titullohet “Vlerësimi i gjendjes fizike të ndërtesës së Teatrit Kombëtar të Kosovës, hartimi i termave të referencës (tor) dhe ndërhyrjet e menjëhershme të evidentuara”, nuk shkruhet se ndërtesa paraqet rrezik për punonjësit apo publikun. Raporti i detajuar shpërfaq gjendjen e secilës pjesë të ndërtesës. Nxirren përfundime se në shumicën e pjesëve ka nevojë për ndërhyrje. Për këtë edhe janë dhënë një varg rekomandimesh.
Nga paslufta e deri më tani, objekti i Teatrit Kombëtar të Kosovës është rinovuar gjashtë herë. Më 2010, në atë që u quajt rinovim, u shpenzuan 150 mijë euro. Më pas ishte një rinovim i vitit 2015, rinovimi i parë pas luftës qe ai i vitit 2000, për të vazhduar edhe më 2004 dhe 2007. Më 2022 po ashtu qe një rinovim i nyjave sanitare dhe banjave të Baletit.
Prej shtatorit të vitit 2022, teatri u zhvendos në atë që tash quhet Amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit. Edhe së fundmi u investua për rinovim.