Speckave u hidhet bishti dhe fara, shp[rlahen dhe lihen të plota ose priten në rripa së gjati. Skuqen në tigan të mbuluar me kapak, me pak yndyrë dhe përzihen herë pas herë. U hidhet kripë, majdanoz i grirë, hudhra të shtypura, uthull dhe pasi të jenë gati, jepen si garniturë për gjellë ose si gjellë me vetë.
Përbërësit:
Për 4-5 persona duhen:
- specka 1 kg,
- vaj 2 filxhanë kafeje,
- kripë,
- majdanoz i grirë,
- hudhra 4-5 thelpinj,
- uthull 2 lugë gjelle.