36
Përgatitja:
Pastroni me doreza hithrat dhe grijini trashë. Po me doreza shtypini me pak kripë dhe piper. Shtoni vezën e rrahur me qumështin dhe miellin.
Përziheni dhe në fund shtoni djathin e shkërmoqur, majdanozin e grirë dhe dy lugë vaj ulliri (nëse ju duket shumë e lëngëshme mund ti shtoni akoma pak miell).
Hapni fletët e byrekut dhe vendosni për së gjati në mesin e tyre pak gjellë me hithra.
Dy prej tyre, palosini anët dhe mbështilleni në fomën e një roleje.
Vendoseni në tave me letër furre poshtë. Vijoni kështu dhe për pjesën tjeter të mbetur të produkteve.
Me ndihmën e një peneli kuzhine lyeni të gjithë siperfaqen e cilindrave të byrekut. Spërkatini me fara suzami dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30minuta.
Përbërësit:
- 1 pako me peta byreku
- 300 gr. djathë të bardhë
- 700 gr. hithra
- 2 lugë miell
- 1 vezë
- gjysëm gote qumësht
- 1 lugë të vogël kripë
- pak piper të zi
- pak majdanoz
- 3-4 lugë fara suzami të zi dhe të bardhë
- 3 lugë vaj ulliri