25
Përgatitja
Në vajin e nxehtë skuqim qepen e grirë, pasi zbutet qepa në tenxhere i shtojmë patatet e prera në kube. Në tigan tjetër i skuqim në vaj shampinjonat e prera në copë të imëta.
I përziejmë patatet dhe qepen, hedhim kripë shtojmë dy lugë erëza të përziera dhe grijmë piper të zi.
Në tenxhere hedhim në luge kafeje piper të kuq dhe dy lugë miell dhe përziejmë, edhe shampinjonat e skuqura i shtojmë në tenxhere.
Në tenxhere hedhim një litër ujë dhe përziejmë. Tenxheren e mbulojmë me kapak. Përmbajtjen e lëmë të zihet në zjarr të dobët në 30 minuta. Pastaj virshllet i grijmë dhe i hedhim në çorbë dhe zihen së bashku me përbërësit e tjerë në tenxhere.
Me garuzhde marrim nga gullashi dhe vëmë në pjatën për shërbim.
Përbërësit:
- 800 gr patate te qëruara,
- 250 gr kërpudha shampinjona,
- 1 qepe,
- 200 ml shtalpe,
- 1 virshlle,
- 2 luge miell,
- 1 luge kafeje piper i kuq,
- 1 litër ujë,
- vaj,
- kripë
- dhe piper i zi