58
Kjo recetë kërkon mish të freskët lepuri prandaj që të merrni shijen që kërkoni duhet të jetë i tillë.
Përgatitja:
-Merrni lepurin dhe hiqjani lëkurën.
Pastrojeni nga saçmat dhe mbeturina të tjera dhe lëreni në ujë të rrjedhshëm sa t’i dalë gjaku.
-Shpëlajeni dhe lëreni në ujë të nxehtë që të mos mbajë erën e gjakut.
-Priteni në copa dhe shtrydheni fort.
-Futeni në tenxhere me presion.
-Hidhini pak kripë, piper të zi, dafinë dhe mbulojeni me qepë dhe hudhra, me qëllim që lepuri mos të nxihet.
-Hidhni 120 ml vaj (mos hidhni ujë) dhe lëreni në zjarr të ngadaltë rreth 30-40 min.
-Hiqeni nga zjarri dhe spërkateni me një filxhan verë të bardhë.
-Servireni në pjatancë me limon dhe shoqërojeni me verë të kuqe Merlot.
Përbërësit
- 1 kg mish lepuri ((një lepur të egër))
- 15 gr kripë
- 2 gr piper i zi
- 5 gjethe gjethe dafine
- 1 kg qepë
- 4 – 5 thelpi hudhër
- 120 ml vaj
- 240 ml verë e bardhë
- 1 kokërr limon