Përgatitja:
Në tiganin me gjalpin e shkrirë, skuqim qepën e grirë, deri sa të marrë ngjyrë të verdhë, të artë, duke i shtuar më pas mëlçitë e prera në rriska, të cilat i skuqim aq kohë, derisa të ndryshojnë ngjyrë.
Pastaj mëlçitë i ngjyejmë në miell, duke shtuar trumzën, mëlmesat dhe mustardën.
E gjitha, laget me verë dhe me vetëm aq ujë, sa për ta përfituar salcën me dendësinë e dëshiruar, duke i lënë pastaj të ziejmë edhe 3 minuta.
Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, shtojmë kosin, kripën dhe piperin.
Mëlçitë në salcë, i shërbejmë të shoqëruara, sipas dëshirës (patate të ziera, pure patateje apo oriz).
Këshillë:
Mëlçitë i skuqni pak dhe i kriposni, ndërsa piperin e shtoni në fund.
Përbërësit:
▪ 600 gr. mëlçi pule
▪ 40 gr. gjalpë
▪ 200 gr. qepë
▪ 1 lugë mëlmesa të përziera
▪ 1 lugë miell i bardhë
▪ 100 ml. verë e bardhë
▪ 2 lugë kos, apo jogurt
▪ 1/2 lugë e vogël trumzë
▪ 1 lugë mustardë
▪ piper i zi i bluar
▪ kripë