Përgatitja:
Pastroni peshkun me kujdes nga halat dhe vendoseni të ziejë së bashku me perimet me pak kripë. Nëse dëshironi mund edhe t’i piqni në furrë ose t’i zieni në avull, kjo e fundit është më e shëndetshme. Grini perimet me peshkun në një mikser dhe bëjini pure. Formoni me duar qofte të vogla të cilat do t’i lyeni më parë në miell, pastaj me një vezë të rrahur dhe me galetë. Skuqini në vajin e nxehtë derisa të bëhen krokante. Hiqini, përthajuni vajin e tepërt me një letër kuzhine dhe nëse është e nevojshme shtoni akoma pak kripë sipër. Shënim: Për t’i shërbyer ato si një antipastë mund t’i fusni brenda erëza, si majdanozi, rigoni etj., hudhër, disa kokrra ullinj, lëkurat e grira të një limoni. Janë fantastike për të shoqëruar një gotë verë të bardhë.
Përbërësit:
- 300 g peshk pastruar
- 2 karota
- 1 finokë
- 1 presh, vetëm pjesa e bardhë
- 2 patate
- pak lulelakër
Për veshjen e kroketave
- 1 vezë
- disa lugë miell
- disa lugë galetë (peksimadhe)
- vaj kikiriku për skuqje
- pak kripë