Përgatitja:
Grini domatet, bajamet, trumzën, përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe shtoni djathin e grirë, thërrimet e bukës, vezën, kripën, më pas aromatizoni me piper. Ndërkohë prisni kofshën e lepurit në pjesën ku mishi është më i butë, mbusheni me përgatitjen rrotullojeni dhe më pas lidheni me pe kuzhine.
Skuqeni rolen me pak vaj dhe gjalpë, rregulloni me kripë dhe piper, më pas shuajeni me verë. Bashkoni hurdhën dhe patatet pasi t’i keni qëruar e larë mirë dhe më pas futini në furrë të nxehtë në 180’C për 50 minuta.
Rrotullojeni herë pas here, duke e lagur me lëngun e vet dhe nëse është e nevojshme mund të shtoni pak ujë. Kur të ketë përfunduar, priteni në feta dhe shërbejeni në pjata.
Përbërësit:
– kofshë lepuri,
– 40 gr domate të thata,
– 80 gr thërrime buke të zbutura me pak qumësht,
– 1 vezë,
– 50 gr bajame të qëruara,
– 40 gr djathë i grirë,
– trumëz,
– 1 thelbi hurdhe,
– 600 gr patate,
– 1/2 gotë vere të bardhë,
– vaj ulliri,
– 20 gr gjalpë,
– kripë, piper.