Mënyra e përgatitjes:
Ngroheni paraprakisht furrën në temperaturën 180’C. Copat e filetës lajini mirë e më pas spërkatini me kripë dhe piper. Ndërkohë në një tasë të thellë hidhni gjithë përbërësit e tjerë: mjaltin, mustardën, majdanozin, specin dhe bazilikën e përziejini mirë.
Lyejini mirë filetat me masën e përgatitur në tas dhe lërini të marinohen për rreth 30 min, duke e mbuluar tasin.
Pasi pula të jetë marinuar, futeni në furrën e ngrohur dhe lëreni të piqet për rreth 30-40 minuta, derisa pula të marrë një ngjyrë ari në të kuqërremtë.
Pasi të ftohet pak, servireni, duke e shoqëruar me rizoto, ose perime, sipas preferencave tuaja.
Përbërësit:
– 6 copa mesatare fileto nga gjoksi i pulës
– 1/2 filxhan mjaltë
– 1/2 filxhan salcë mustardë
– 1 lugë gjelle me bazilikë të thatë, ose disa gjethe bazilike të freskët
– 1 lugë gjelle me spec të thërrmuar, ose ½ speca të freskët
– 1/2 lugë gjelle majdanoz, ose disa gjethe majdanoz të freskët
– kripë dhe piper sipas dëshirës