‘Amerika, garantuese e drejtësisë së pavarur’, Rama i kthehet komentuesit: Reforma ishte fryt i vizionit të PS-së! Nuk e solli SHBA dhe nuk e merr dot me vete
TIRANE- Kryeministri Edi Rama ka dalë sot me një deklaratë të fortë duke akuzuar prokurorinë e posaçme se po survejon partitë politike në proces elektoral dhe se po I bëhet presion administratës.
Pas pesë vitesh heshtje ndaj organeve të drejtësisë që ka pasur qëllim që institucionet të mos të ndjenin presion, tani ka ardhur koha për të vendosur standardet e profesionalizmit. Rama ka dhe një mesazh.
Fatkeqësia është se gabimet e tyre nuk janë si gabimet e ndërmarrjes së gjelbërimit, por kushtojnë jetë njerëzish, trauma dhe plagë psikologjike nganjëherë të pariparueshme por nuk ka alternativë tjetër përvec një drejtësie të pavarur profesionale dhe që respekton integritetin, liritë e të drejtat e njeriut. Të pavarurën e kemi para syve, profesionalen duhet të luftojmë së bashku ta konsolidojmë se ka shumë gjëra pozitive por dhe negative.
Është betejë për tu bërë si aleat e partnerë të drejtësisë, pushtete të ndara por të vendosur sepse nuk mund të cënohen të drejtat e pushtetit ekzekutiv. Nuk mund të cënohen të drejtat për të marrë vendime, të trysnohet administrata e shtetit apo të paragjykohen.
Dhe nuk mund dot të survejohen partitë politike në një proces elektoral. Uroj të jetë lajthitje e momentit dhe menjëherë të ndalet cdo lloj survejimi në territor. Nuk mund të kthehemi në kohërat e erreta që kush merret në politikë të survejohet. Nuk duhet të interferojmë tek njëri tjetri”
Në bashkëbisedimin e drejtpërdrejtë sot me qytetarët në rrjetet sociale në rubrikën “Sy’m’sy” tha se qeveria e tij është e vendosur për të luftuar korrupsionin. Nënvizoi edhe një herë se është inciativë dhe vullnet i PS-së për të kontribuar pavarësinë e institucioneve të reja, ndërsa në llogoren tjetër Rama vendos opozitën që thotë po lufton e shantazhon SPAK.
“Drejtësia e pavarur është fryt i vizionit e vullnetit e përpjekjes titanike të PS. Nuk e solli Amerika e nuk e merr dot me vete. E kemi shkruar nëprogramet tona që kur ishin në opozitë dhe është fryt i qëndrimit tonë të prerë. Amerika e BE ka dhënë mbështetje të madhe në procesin e reformës por pavarësia dhe qëndrueshmëria e institucioneve të drejtësisë varet nga vullneti i PS-së. Nëse PS e lëshon këtë llogore, të tjerët janë reshtuar në luftën kundër drejësisë dhe bombardimit të SPAK e drejtuesve të SPAK me cdo lloj shantazhi e fyerjesh”