Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në Facebook, njoftoi për nisjen e një projekti ambicioz të Ministrisë së Mbrojtjes për të transformuar Gjirin e Panormës në një destinacion të rëndësishëm të turizmit historik.
Rama ka shkruar se me hapjen e tunelit nënujor të Porto Palermos, projekti synon të ndërthurë natyrën e paprekur të këtij gjiri, e cila është vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake dhe krijimin e një muzeu të Luftës së Ftohtë.
Gjiri i Panormës, me historinë e tij të pasur, do të jetë një atraksion i ri për vizitorët, duke përfshirë edhe kalanë e famshme të Ali Pashës, që do të rikthehet në jetë si pjesë e këtij projekti.
Kryeministri përfundoi postimin e tij me një urim për të gjithë ndjekësit e tij, duke u dëshiruar një të diel të bukur./Telegrafi/