Shqipëria është pjesë e garës së famshme çiklistike “Giro d’Italia 2025”. Kryeministri Rama mori pjesë në eventin e organizuar në Romë.

 Kreu i qeverisë tha se ky eveniment do të ndiqet nga 200 televizione të botës.

“Mirëmëngjes dhe me këtë videokartolinë nga Roma, ku Shqipëria u prezantua si destinacioni i sivjetëm i Nisjes së Madhe të Giro d’Italia, që do të ndiqet nga 200 televizione të botës, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.