Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet në autostradën Tiranë-Durrës.

Bashkangjitur videos së publikuar, Rama thotë se punimet po avancojmë, duke e vlerësuar si një projekt shumë të rëndësishëm.

“MIRË MËNGJES dhe me pamjet nga autostrada Tiranë-Durrës, ku po avancojmë me punimet për finalizimin e këtij projekti të rëndësishëm, ju uroj një ditë të mbarë”, thotë Rama.