Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje është diskutuar lidhur me procesin zgjedhor.
E kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka treguar se sa do të zgjasë numërimi i votave të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai tha se procesi mund të zgjasë nga 1 deri në 2 javë.
“Meqenëse nuk kemi filluar numërimin në të gjitha komunat, do të shohim si shkon procesi, më pasë do të bëjmë një vlerësim sa do të jetë ky proces. Mendoj deri në 1 apo 2 javë më së shumti”, ka thënë Radoniqi.
Theksojmë se sot, edhe në 8 komuna të tjera pritet të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularët të cilët janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave për subjektet politike.