Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka folur rreth dyshimit të keqpërdorimit të votave në Kroaci, nga ambasadori Martin Berishaj.
Radoniqi para mediave deklaroi se nuk janë njoftuar vëzhguesit.
“Tjerë përveç Kroacisë unë nuk kam njohuri se ka diçka. Ato të Kroacisë, e vetmja çështje që ka shkuar si mos të them pengesë, por që nuk janë respektuar procedurat është që vëzhguesit nuk kanë qenë prezent. Bëhet fjalë për 30 vota, personat që i kanë tërhequr ato vota janë të autorizuar nga KQZ-ja. I gjithë stafi diplomatik në qendrat e votimit ku kemi hapur adresa, janë zyrtarë që janë të autorizuar nga KQZ-ja dhe ata i kanë tërhequr. Një gabim është bërë që nuk janë njoftuar vëzhguesit”, tha Radoniqi.
“Lidhur me këto vota do të ketë rekomandim nga sekretariati dhe në bazë të rekomandimit do të marrim vendim edhe në KQZ”, theksoi ai.
Mbi bazën e dyshimit përkeqpërdorim, hetimet i ka nisur edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës