Qeveria shqiptare vendos për mbylljen e TikTok, prezantohen masat e sigurisë në shkolla
by mona22222
Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të mbyllet rrjeti social Tik Tok.
Ajo shtoi se do të ketë edhe monitorim të shkollës dhe të parametrit të sigurisë me kamera inteligjente. Gjithashtu, ministrja deklaroi se do të dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë.
“Shumica e prindërve janë pro mbylljes së Tik Tok. Janë edhe për aksesin e kufizuar të adoleshentëve në rrjetet sociale, pasi ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve. Bota virtuale shpesh shfaq edhe probleme. Përmes një planit të ri, ne synojmë që të rrisim sigurinë në shkollë dhe jashtë saj”.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com