Qeveria e Malit sot filloi ta konfiskojë arin e kompanisë kanadeze për miniera Barik, si pjesë e betejës juridike për një pjesë të të ardhurave që i detyrohen këtij vendi të Afrikës Perëndimore, citohet në letrën e kompanisë.
Sekuestrimi vijoi pas letrës paralajmëruese ndaj kompanisë Barik këtë muaj nga Gjykata Supreme Hetuese e Malit, ku thuhet se do të sekuestrohen tre ton ari.
Menaxheri i lartë i kompanisë Barik dje konfirmoi se qeveria e Malit ka sekuestruar tre ton ari.
Sipas menaxherit, ari është nxjerrë nga miniera në afërsi të Kejs, në perëndim të vendit dhe është transportuar me aroplan dhe kamion në kryeqytetin e Malit, Bamako.
Ari i sekuestruar vlerësohet rreth 180 milionë.
Mali është një nga prodhuesit afrikan udhëheqës të arit, por me vite lufton me dhunën dhe shkallën e lartë të varfërisë dhe urisë