Vetëm katër javë pas emërimit në postin e drejtorit në spitalin e dializës në Strugë nga ana e ministrit Arben Taravari, doktori Berat Lena u tërhoq nga kjo pozitë për shkak të sic thotë presionit dhe kërkesave të numrit një të ministrisë për largimin nga puna e të punsuarve sh qiptarë me kontratë.
”Duheshte të ndodhte takim protokollar që të takohemi bashkë nuk ndodhi,nuk u bë për shkak të agjendës së Ministrit që duheshte të shkonte edhe në Manastir ne u takuam në darkë dhe në darkë grupi kordinator bashkë me Ministrin insistonin të shkarkohen këta persona dhe pyetja ime ishte shumë konkrete, zotërinjë në atë grup ka edhe maqedon, çfarë do bëjmë me maqedonët tha nuk më interesonë për ato tha ato le të rinjë shqiptarët duhet të shkarkohen. Edhe thash në atë moment Ministër jep urdhër për shkarkimin tim se dora ime nuk firmosë për shkarkimin e atyre njerëzve”, tha mjeku Lena.
Nga kabineti i ministrit kanë reaguar ndaj deklaratës e drejtorit Lena.
“Ministri Taravari në asnjë mënyrë nuk i lajmerohet asnjë drejtori që të kërkojë të lëshojë punëtorët nga puna. Ne kemi deficit kuadro, dhe për spitalin në fjalë ka kërkuar që të shtojmë ende kuadro”, kanë deklaruar nga kabineti i ministrit Taravari për Klan Maqedoni.