Bashkimi Demokratik për Integrim e quan ofendues faktin që siç thotë, një putinist i përbetuar, një mos-njohës i pavarësisë së Republikës së Kosovës si Ivan Stoilkoviq, është zëvendës kryeministër dhe ministër përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit dhe shtoi se, ka zvogëluar buxhetin për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit. BDI tha se nuk mund të qëndrojnë duarkryq kur shqiptarët dhe të tjerët poshtërohen çdo ditë, ndërkohë që, bëri të ditur se më 13 gusht do të mbahet manifestimi qendror për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Putinisti Stoilkoviq i qeverisë monoetnike zvogëlon buxhetin e shënimit të Marrëveshjes së Ohrit
Bashkimi Demokratik për Integrim e quan ofendues faktin që një putinist i përbetuar, një mos-njohës i pavarësisë së Republikës së Kosovës si Ivan Stoilkoviq, është zëvendës kryeministër dhe ministër përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit edhepse të njejtën as që e njeh dhe as që e respekton.
Si pasojë, buxheti për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit është zvogëluar me vendim të qeverisë monoetnike dhe aminin e vazalëve puthadorë të cilët kanë okuparni stitucionet e shtetit pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me preferencë të VMRO DPMNEsë si në kohërat e monizmit dhe të Millosheviqit.
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të qëndron duarkryq kur shqiptarët dhe të tjerët po poshtërohen çdo ditë dhe kur çdo e arritur në drejtim të barazisë po zhbëhet.
Prandaj dhe kemi angazhuar autorin e Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe ekipin e tij pranë PILPG për të hartuar platformë ligjore mbi legjitimitetin, me ç’rast drafti i parë tashmë është dorëzuar dhe do të shqyrtohet në kuadër të Frontit Europian e më pas edhe në publik me botën akademike, organizatat joqeveritare, mediat, qytetarët.
Manifestimi qëndror për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit mbahet nesër, e martë, 13 gusht 2024, me fillim në ora 12:00 në hotelin Aleksandar Palas në Shkup”, thuhet në kumtesën e BDI.