Kryeministri i vendit dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar këtë të martë një takim me drejtuesit politikë dhe kryebashkiakët socialistë.
Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News se ky takim ka nisur në orën 14:00 dhe tashme ka perfunduar. Diskutimet janë fokusuar në disa pika, ku vëmendje të veçantë kanë marrë bashkëpunimi i drejtuesve të qarqeve me kryebashkiakët, dhe gjithashtu vota e emigrantëve.
“Fokusi i takimi është në dy drejtime, së pari drejtuesit e qarqeve duhet të kenë një bashkëpunim me kryebashkiakët dhe fokusi tjetër ishte tek vota e emigrantëve. Socialistët po i japin një peshë shumë të madhe sa i përket zgjedhjeve të pranverës. Tryeza e përbashkët për të koordinuar punën për zgjedhjet. Dihet që vota e emigrantëve do të jetë një test dhe kjo ka të panjohura nga ana e partive politike se do të fokusohet dhe drejtohen drejt emigrantëve”, tha ndër të tjera gazetarja Erneta Shevroja.
Drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqe të vendit:
Tiranë- Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu
Durrës- Emirjana Sako
Shkodër- Benet Beci
Lezhë- Ulsi Manja
Kukës- Pandeli Majko
Dibër- Blendi Gonxhe
Elbasan- Arbian Mazniku
Fier- Belinda Balluku
Korçë- Niko Peleshi
Gjirokastër- Mirela Kumbaro
Berat- Ervin Demo
Vlorë- Bledi Cuçi
Drejtues politik për Diasporën- Taulant Balla