©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Këto pamje të dy personave me flamurin serb duke brohoritur dhe provokuar nga një ballkon i një lagjeje qendrore në Kumanovë, kanë qenë shkas në elektrizimin e masës së të rinjve që po festonin për festën e Ditës së Flamurit më 28 Nëntor.
Siç mëson INA, rasti është evidentuar dhe procesuar nga ana e SPB-së në Kumanovë, që pas dokumentimit të plotë është dorëzuar në Prokurorinë Themelore në Kumanovë, por kjo e fundit ka hedhur poshtë lëndën, duke theksuar se nuk ka bazë për procesim dhe për ngritjen e ndonjë kallëzimi penal.
Nuk dihet se cilat do të jenë veprimet e mëtejme të organeve ligjore dhe se a do të rikthehet lënda për procesim, apo ka marrë fund. Pritet që të ketë përgjigje nga ana e Prokurorisë Themelore në Kumanovë.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com