Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Z.P, të dyshuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
Sipas prokurorisë, hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri Z.P, i armatosur, i uniformuar, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen, plagosjen, dëbimin masiv dhe plaçkitjen e qytetarëve civil të nacionalitetit shqiptar që nuk ishin të përfshirë në luftë.
“Prokurori i Shtetit ka propozuar zhvillimin e gjykimit në mungesë, duke qenë së i pandehuri është në arrati”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.
Prokuroria Speciale thotë se mbetet e përkushtuar në ndjekjen e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, për të siguruar drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për kryesit e tyre, në përputhje me standardet ndërkombëtare.