©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Pas një pune hetimore disa mujore të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me Policisë së Kosovës, me datë 05.12.2024 është kryer bastisje, si dhe arrestimi i një të dyshuari me inicialet R.B., shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “përgatitja për kryerjen e veprës penale “vrasja” nga neni 172 lidhur me nenin 27 të KPRK-së, “prezantimi i rremë si person zyrtar” nga neni 409 të KPRK-së, si dhe veprën penale “mashtrimi” nga neni 323 të KPRK-së.
Prokurori i shtetit është duke vazhduar t’i marr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbulimin edhe të ndonjë të dyshuari tjetër eventual lidhur me këtë rast.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com