13
previous post
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesimin e 100% të votave në zgjedhjet e fundit.
Sipas rezultateve përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë e para me 342,281 vota ose 40.80% të totalit, transmeton IndeksOnline.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 184,811 vota apo 22.03%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 147,888 vota ose 17.63%.
Blloku i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët ka siguruar 62,588 vota apo 7.46%.
Ndërkaq, subjektet tjera nuk kanë arritur të kalojnë pragun prej 5% për të siguruar përfaqësim në Kuvend.
Rezultatet e shpallura pritet të certifikohen nga KQZ pas përfundimit të procedurave të ankimimit./IndeksOnline/
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com