Si një nga qytetet më të bukura në Kosovë, Prizreni është i njohur për arkitekturën, historinë, trashëgiminë kulturore dhe kulinarinë ndaj të shumtë janë vizitorët nga Shqipëria që zgjedhin ta vizitojnë gjatë pushimeve të fundvitit.
Ai është kthyer në kryeqendrën e vizitorëve nga Shqipëria për festat e fundvitit. Sheshi shatërvan një nga atraksionet më turistike të qytetit jugëperndimor të Kosovës, ku bashkohet e kaluara me të tashmen mbushet cdo dite me vizitorë që vlerësojnë trashëgimisë kulturore.
Edhe Prevalla e Brezovica dy fshatra ku zhvillohet turizmi i bardhë, sipas agjensive turistike kanë njohur fluks të vizitorëve gjate dhjetorit.
Muzeu dhe Kompleksi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Kalaja e Prizrenit janë dy objektet më të vizituara. Muzeu arkeologjik në brendësi të Kalasë është më i vjetri në Kosovë. Aty ruhen artefakteve që datojnë nga viti 6500 Para Lindjes së Krishtit.