34
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, pas pranimit të kërkesës për blerjen e raketave antitank “Javelin” ka thënë se Kosova tani po hyn në një fazë të re dhe vendimtare për aftësitë mbrojtëse, duke zhvilluar Forcën e Sigurisë së Kosovës sipas standardeve të NATO-s dhe duke thelluar edhe më marrëdhëniet me ShBA-të.
“Në veçanti, dëshiroj të falënderoj Sekretarin e Shtetit Blinken, me të cilin ne u angazhuam në diskutime në lidhje me Programin e Shitjes së Jashtme Ushtarake në korrik 2022, Departamentin e Mbrojtjes së ShBA-së dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i cili tani ka marrë njoftim zyrtar për qëllimin e Kosovës për të blerë sistemet e armëve nëpërmjet programit”, ka shkruar Osmani në FB.
Presidentja Osmani falënderon sekretarin Blinken për miratimin e shitjes së pajisjeve Javelin
by mona22222