©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, më 19 shtator do të zhvillojë një takim me liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, tha zëdhënësi Eric Mamer.
Sipas zëdhënësit të KE-së, takimi i së enjtes do të mbahet në ndërtesën e Komisionit Evropian në Bruksel.
Liderët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë janë të ftuar në takimin e von der Leyen, por emrat se cilët do të përfaqësojnë secilin shtet ende nuk janë bërë të ditur ende.
Më 27 qershor të këtij viti, Këshilli Evropian emëroi von der Leyen për një mandat të dytë si presidente të Komisionit Evropian. Më 18 korrik, ajo u rizgjodh për një mandat pesë-vjeçar pas një votimi të fshehtë në Parlamentin Evropian.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com