Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel është zyrtari i lartë i radhës që prek çështjen e emigrantëve. Në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, ai ka bërë apel për shtetet evropiane që të mos kenë frikë për të parë modele të reja për të zgjidhur problemin me të cilin përballet kontinenti evropian.
“BE nuk duhet të ketë frikë të shikojë rrugë të reja, ‘operative dhe konkrete’, siç është marrëveshja Itali-Shqipëri. Nuk dua të ndërhyj në debatin e brendshëm në Itali, por duhet të shqyrtojmë se cilat janë metodat konkrete dhe nuk dua të them se kampet në Shqipëri janë të mira apo jo”, tha Michel.
Por, Charles Michel vë theksin edhe tek mënyra e implementimit të planeve konkrete të shteteve, pasi janë detajet e vogla të cilat mund ta bëjnë një plan në raport të drejtë apo të zhdrejtë me të “përcaktimet dhe të drejtat ndërkombëtare. Klima në union tashmë për të arritur një plan ndoshta të gjithëpranuar nga shtetet është më e mirë dhe se mund të arrihet tek pranimi i një liste të përbashkët europiane të vendeve të sigurta.
“Pika delikate mbeten riatdhesimet dhe për këtë çështje ekziston dëshira për të bashkëpunuar më shumë, për shembull për të arritur në “listën e përbashkët” të vendeve të sigurta. Megjithatë, është thelbësore që qytetarët të shohin zgjidhje pasi migrimi “ndonjëherë keqpërdoret nga disa grupe ose parti politike për të dobësuar projektin evropian”, vijoi Michel.