38
Sot gjatë ditës në Tiranë janë mbledhur liderët e rajonit në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor.
Këshilltari për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Bekim Kupina, ka bërë të ditur se presidentja nuk është e ftuar në këtë samit.
Tutje, Kupina ka shtuar se në këtë samit janë ftuar qeveritë.
“Presidentja Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë – Evropa Juglindore të datës 28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes. Aty janë të ftuara qeveritë”, ka shkruar Kupina në “Facebook”.