Prerja e pishave te sheshi në Prishtinë, reagon Komuna: akt i MKRS-së, i shkatërruan pa lejen tonë
by mona22222
previous post
Disa ditë më parë me vendim të Ministrisë së Kulturës në një pjesë të kryeqytetit janë prerë disa drunj.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi nga ana e Komunës së Prishtinës.
Nga komuna e kanë dënuar aktin dhe kanë thënë se ky veprim është bërë pa u njoftuar ajo.
“Komuna e Prishtinës dënon ashpër aktin e papranueshëm dhe të dëmshëm nga Ministria e Kulturës. Pishat shumëvjeçare, të cilat ishin një element i rëndësishëm i hapësirës përreth Teatrit Kombëtar, janë shkatërruar pa lejen e komunës dhe pa njoftuar asnjë autoritet përgjegjes”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com