Zëvendëspresidentja Kamala Harris zgjodhi guvernatorin e Minesotës Tim Walz për të qenë kandidati i saj, sepse ai është një zgjedhje solide dhe e besueshme, tha ish-drejtori i komunikimit të Harris.
Jamal Simmons i tha CNN “mendoj se Harris shkoi ndoshta drejt një zgjedhjeje më të lezetshme, ndoshta tek dikush që të gjithë do ta pëlqejnë, t’i bëjë të gjithë të ndihen të sigurtë”.
Harris, kandidatja e supozuar presidenciale demokrate, shpalli Walz si kandidatin e saj për zv.President.
Ish-drejtori i komunikimit i Kamala Harris, Jamal Simmons foli për CNN rreth arsyeve pse guvernatori i Minesotës, Tim Walz, u emërua si kandidat i Harris.
Zgjedhja i jep fund spekulimeve, ndërsa më shumë përfliteshin si kandidatë Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro dhe senatori i Arizonës, Mark Kelly.
“Ajo që do të them për të, kam pyetur disa nga miqtë e mi demokratë se çfarë mendojnë dhe ju dëgjoni terma si ‘djalë i mirë’, ‘i fortë’, ‘i besueshëm’. Ai është dikush që mendoj se bashkon njerëzit”, tha Simmons për Walz.
Simmons tha se zgjedhja hodhi pak dritë mbi mënyrën se si Harris po merr vendime.
“Unë mendoj se nëse shikon karrierën e saj, këtu është dikush që ishte një zyrtar lokal, ajo ishte një DA. Ajo ishte një zyrtare mbarëkombëtare, një federale, një senatore. Ajo u ngjit shumë metodikisht përmes procesit politik. Asaj i pëlqen rregulli”, tha ai.
“Unë mendoj se kjo është një zgjedhje që e përforcon atë. Ajo thotë se jo vetëm që do të dalim dhe do të fitojmë këto zgjedhje, por do të kem një partner qeverisës që mund të më ndihmojë të qeverisë këtë vend”, shtoi Simons.
Walz ishte diçka si një “kalë i errët” si kandidat për zëvendëspresident. Ai fillimisht nuk u konsiderua si kandidati kryesor, por javët e fundit fitoi rëndësi pasi etiketoi ish-presidentin Donald Trump dhe zëvendësin e tij, senatorin e Ohajos, JD Vance, “djem të çuditshëm”.
Linja e sulmit u kap nga fushata e Harris dhe demokratët e tjerë dhe u duk se ishte efektiv në gjenerimin e vëmendjes së medias dhe ndezjen e zemërimit të republikanëve.
Fotot që atëherë janë përhapur në mediat sociale të Walz-it duke përqafuar një derr, duke gdhendur një autobus shkollor me gjalpë në një panair shtetëror dhe duke u përqafuar nga fëmijët – duke shtuar imazhin e tij “përqafues”, siç e përshkroi Simmons.