Pushimet kanë mbaruar për politikanët, të cilët tashmë do i kthehen angazhimeve në politikë. Nesër, 1 shtator, kryeministri Edi Rama pritet që të mbledhë në Dajt anëtarët e kabinetit.
Takimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 18.00. Rama ka thirrur anëtarët e kabinetit për t’u njohur me bilancin e punës së tyre, arritjet dhe çfarë problematikash mund të kenë hasur ministrat gjatë ushtrimit të detyrës.
Mazhoranca e nis punën më 1 shtator, ndërsa më 2 shtator pritet të nis sesioni i ri parlamentat, por me çështje të “vjetra”.
Një çështje e vjetër dhe me shumë rëndësi që pritet të diskutohet në Kuvend është ajo për mandatin e Olta Xhaçkës. Deputetëve do të duhet të vendosin nëse do t’a çojnë apo jo për shqyrtim mandatin e saj në Gjykatën Kushtetuese.
Një tjetër çështje është Avokati i Popullit që vijn të mbetet “peng” i mosmarrëveshjeve mes opozitës dhe mazhorancës.