Policia me aksion në fshatin Joshevik në Banjskë – konfiskohen pushkë, fishekë e bomba, i dyshuari dërgohet në mbajtje
by mona22222
Policia e Kosovës sot ka përfunduar një aksion në fshatin Joshevik në Banjskë të Zveçanit.
Gjatë aksionit, njësitë policore kanë sekuestruar tri pushkë, një pistoletë, fishekë dhe dy bomba.
Lajmin e ka bërë të ditur, zyrtari policor në rajonin e veriut, Petrit Fejza, ku thotë se i dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Po,sot njësitet policore në një shtëpi me pronar nacionalitetit serb janë marr tri pushkë gjysëmautomatike,një pistoletë dhe dy granata të dorës. Është intervistuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje 48 orë”, deklaroi Fejza për GazetaBlic.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com