Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, po kërkon ndihëm nga qytetarët për kapjen e një qytetari.
Ai dyshohet se pagoi në një karmonedhë të falsifikuar.
“Në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar mashkull, i cili dyshohet se me datën 06.07.2024 në rrugën ” Gursel e Bajram Sylejmani” në Ferizaj, në një market me dashje ka vu në qarkullim( ka bërë pagesë) me një kartëmonedhë në vlerë të caktuar, të dyshuar e falsifikuar”, thuhet në njoftim.
Po ashtu është bërë e ditur se deri më tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406./