©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Policia e Maqedonisë në Dibër është përleshur me armë me dy persona.
Sipas njoftimit, policia ka tentuar t’i ndalojë dy personat e përfshirë në rast, pasi i kanë parë duke ikur në drejtim të Shqipërisë dhe të njejtin aktualisht janë dhënë në arrati.
Njoftimi i MPB-së:
“Më datë 19.12.2024 në ora 23.40, nëpunësit policorë nga Stacioni policor në Bllatë, gjatë ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në periferi të Dibrës, kanë vërejtur se si dy persona ecnin në drejtim të Republikës së Shqipërisë. Gjatë përpjekjes për t’i ndaluar, personat kanë gjuajtur disa plumba me armë zjarri drejt tyre, ku nëpunësit policorë ua kanë kthyer dhe personat janë dhënë në arrati. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com