©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Pogradeci i Ardian Memës është hedhur fuqishëm në merkato, teksa së fundmi ka siguruar shërbimet e ish-mbrojtësit të Elbasanit, Rei Zaimi. “Panorama Sport”, mëson se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, me 26-vjeçarin që bëhet kështu afrimi i parë në merkaton e janarit te skuadra pogradecare.
Me fanellën e Elbasanit në gjysmën e parë të sezonit, mbrojtësi u aktivizua 4 ndeshje duke marrë në total 222 minuta. Roli i tij natyral është mbrojtës qendre, por mund të përshtatet edhe në krahun e majtë. Gjatë karrierës së tij, Zaimi ka qenë edhe pjesë e Gramshit, Turbinës dhe Apolonisë.
Në ditët në vijim pritet të tjera afrime në radhët e Pogradecit, teksa kjo duket se ishte vetëm dhurata e parë e presidentit Armand Lilo për trajnerin Ardian Mema.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com