Agjentët rusë kishin tentuar të orkestrojnë një sërë sulmesh terroriste në Kiev, një ditë para se të shënohej Dita e Fitores. Në planin e tyre përfshihej vendosja e mjeteve shpërthyese në markete, që u përkasin zinxhirëve të njohur të dyqaneve si dhe në afërsi të lokale.
Këto informacione i zbuluan Shërbimi Sekret ukrainas (SSU) në bashkëpunim me zyrën e kryeprokurorit ukrainas. Gjatë hetimeve është zbuluar se të dyshuarit kanë vepruar me direktivat e forcave ruse, që kishin për detyrë të vendosnin mjete shpërthyese në tri qendra tregtare dhe në veturat e parkuara në afërsi të lokaleve të njohura.
Operacioni special për kapjen e tyre është kryer në një parking veturash, pranë një qendre tregtare ku planifikonin të vendosnin mjete shpërthyese. Kundërzbulimi ukrainas bëri të ditur, se “truri” i sulmeve terroriste ruse është Yuri Syzov nga inteligjenca ushtarake ruse që shërben në njësinë me numër 92154. Syzov personalisht kishte rekrutuar agjentët e arrestuar rusë, dhe u kishte dorëzuar video të ndryshme me instruksione për vendosjen e mjeteve shpërthyese.
Ai gjithashtu konsiderohet përgjegjës për një operacion sabotimi në Ukrainë, që ishte planifikuar të ndodhë në rajonin e Lvivit gjatë shkurtit të këtij viti. Por ishte inteligjenca ukrainase që ishte aktivizuar me kohë dhe kishte parandaluar shpërthimet.
shpërthimet.