Luftë ndaj informalitetit. Ky do të jetë synimi kryesor i strategjisë së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 2024-2028, por edhe i strategjisë afatmesme të të ardhurave të miratuar tashmë edhe nga Këshilli i Ministrave.
Gjatë kësaj periudhe në qendër të kontrolleve do të jetë tregu i punës, që do të realizohet në 4 drejtime kryesore. Grupet e punës do të përqendrohen tek ulja e punës në të zezë, goditja e fenomenit të nëndeklarimit të pagave, reduktimi i mos deklarimit të saktë të kohës së punës si dhe i mos deklarimit të saktë të kategorisë dhe profesionit të punonjësit.
Në ‘lupën’ e kontrolleve do të jenë sektorët që kanë pagat më të ulta të deklaruara për punonjësit e tyre, si ndërtimi, turizmi, baret, restorantet e deri tek tregtia online.
Aksioni ndaj ‘punës në të zezë apo tregut gri’ ka nisur që këtë vit prej muajit tetor, ku vetëm nga thirrjet sensibilizuese të Administratës Tatimore rritën pagat e punonjësve 37 mijë biznese, ndërsa 7 mijë subjekte me risk për nëndeklarim, pasi nuk kanë reflektuar pas thirrjeve të tatimeve po përballen me kontrollin tatimor.
Vëmendje e shtuar do ti kushtohet edhe milionerëve, me synim që kjo kategori të mos i shmanget detyrimeve tatimore.
“Funksionaliteti i plotë i Drejtorisë së Kontrollit te Specializuar Hartimi i Programit të Përmbushjes dhe përdorimi i qasjes së integruar për realizimin e Strategjisë së Përmbushjes nga Individët me Pasuri të Lartë”, thuhet në strategjinë e tatimeve.
Tatimet thonë se ky dokument synon ndërtimin e një “Administrate të zgjuar dhe moderne, me integritet të padiskutueshëm, të besuar dhe të admiruar”, ku një analizë do të bëhet edhe mbi arsyet që shtyjnë bizneset drejt mos përmbushjes së detyrimeve tatimore.
Numri i tatimpaguesve aktive që AT i ka shërbyer gjatë 2023.
334.536 në total
nga të cilat
-31.058 Biznes i madh
-94.545 Biznes i vogël me/pa TVSH
-208.933 Të tjera (Individë, OJF, prodhues bujqësor etj)
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve nga aksioni i kryer në terren në muajit dhjetor në 1197 subjekte, 936 prej tyre i korrigjuan deklarimet e pagave. Ndërsa bizneset që u gjetën në shkelje u gjobitën në vlerën e 6.1 milionë lekëve. Tatimet thonë se pas paralajmërimevet 78% e bizneseve korrigjiuan deklarimet e pagave të punonjësve. Por për të luftuar informalitetin në tregun e punës, strukturat e hetimit dhe kontrollit të specializuar do të vijojnë.
Kotrollet gjatë dhjetorit 2024
-1197 biznese të kontrolluara
-78% e bizneseve ndryshuan deklarimet e pagave
-Gjobitur 6.1 milionë lekë
-936 biznese korrigjuan nivelin e pagave
Numri tatimpaguesve për 2023
-Person fizik 95,403
-Prodhues Bujqësor 96,413
-Individ privat 94,262
-Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara 28,829
-Organizatë jo fitimprurëse, Politike, fetare 2’514
-Ente publike 1’485
-Ambulant 818
-Shoqëri aksionere 730
-Degë e shoqërive të huaja 387
-Trup diplomatik 83
-Zyrë përfaqësimi 52
Kryefamiljar 85
Ortakëri e pakufizuar 46
Përfaqësues tatimor 98
Të tjera Forma 13’331
Total 334,536