©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Një person është plagosur nga arma e zjarrit të mërkurën në Drenoc të Prishtinës.
Zëdhënësja e Policisë për këtë rajon, Flora Ahmeti, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.
I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, kanë bërë të ditur nga Policia.
Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e të dyshuarit L.B (i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com