Ndeshje me pak tifozë, ku nuk munguan incidentet në tribuna. Trajnerët të pakënaqur dhe Silvinjo që ndjek nga afër ndeshjen. Këto dhe pikante të tjera “Panorama Sport” i servir për lexuesit.dsinam-Në tribunën kryesore të “Elbasan Arenës” ndodhi një incident, ku pati përplasje fizike dhe të shoqëruar në polici. Protagonistë ishin vëllai i lojtarit të Dinamos, Nani, bashkëshortja e tij, disa shtetas të tjerë të huaj dhe administratori i Kukësit, Florian Biba. Ishte momenti i penalltisë në favor të korçarëve, kur vëllai i portugezit të bluve reagoi në mënyrë kundërshtuese. Aty ka reaguar edhe pala tjetër dhe ka pasur një konfrontim fizik, ku është goditur bashkëshortja e vëllait të Nanit. Kjo e fundit ka bërë denoncim dhe disa persona janë shoqëruar në komisariat, mes tyre dhe Biba. Pas disa orësh ata janë liruar, pasi shtetasit e huaj kanë pranuar ta mbyllin aty çështjen.
-Në këtë ndeshje pati interesim shumë të ulët nga tifozët, ku numri i tyre nuk shkonte më shumë se 100.
-Ra në sy edhe prezenca në tribunë e trajnerit të Kombëtares, Silvinjo. Braziliani i stolit kuqezi ka vëzhguar disa lojtarë, duke nisur nga Naser Aliji.
-Që në goditjen e parë nga këndi për ekipin korçar vihet re se topi është i shfryrë dhe më pas ndërrohet.
-Në fund të pjesës së parë ka pak ankth, pas përplasjes së Gudiabit me Rabiun. Mesfushori blu merr një goditje në kokë dhe pas ndihmës së shpejtë mjekësore çohet në këmbë.
-Gjoka tërbohet me arbitrin për një faull kundër skuadrës së tij për prekje topi me dorë pranë zonës. Ishte një situatë e favorshme për kundërshtarin, që ai e kundërshtoi. Në një moment tjetër, kur të tijtë humbën një rast, Gjoka u kthye nga stoli, duke shfryrë. “Çfarë bëhet kështu, mo?”
-Daja i flet Vilës për një rast që sulmuesi nuk e zgjidhi si duhet. “Merr një top, mor burrë, se je sulmues, merr një top”, i tha Daja.
-Në minutën e 88-të ka pretendime për penallti nga Dinamo. Alla vazhdon lojën dhe më pas ndalet. U mendua se do ta shihte rastin në VAR, por në fakt i ranë kufjet dhe pasi i rivendosi filloi lojën.