14
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com
Prokurorja nga Prokuroria e Lartë Publike, Natasha Krstevska Caleva, do të marrë pozitën e kryesueses së Prokurorisë së Lartë Publike, ndërsa vazhdon suspendimi i prokurorit të lartë publik Mustafa Hajrullahi.
Ky vendim njëzëri është marrë sot në një seancë të Këshillit të Prokurorëve Publikë, ku u theksua se prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullahi nuk mund ta drejtojë Prokurorinë duke qenë se ndaj tij po zhvillohet procedura penale.
Propozimin që Krstevska Caleva ta marrë këtë pozitë e ka sugjeruar prokurori publik republikan, Ljupço Koceski, si një nga nëntë prokurorët e mundshëm publik në Prokurorinë e Lartë Publike që do të mund të merrte pozitën e udhëheqjes së Prokurorisë.
Gazetapacenzure.com është një portal online që fokusohet kryesisht në politikën brenda dhe jashtë vendit, analizat, dhe çdo temë që lidhet me interesin e gjerë të qytetarëve. Synimi i Gazetapacenzure.com është të ofrojë informacion të saktë, objektiv dhe të plotë për lexuesit në të gjitha aspektet e aktualitetit, duke respektuar etikën dhe standardet profesionale të gazetarisë.
©2024 All Right Reserved. I dizajnuar dhe i zhvilluar nga Gazetacenzure.com