Mbi 90% të rrugës Stracin – Kriva Pallankë ishte përfunduar gjatë kohës së LSDM-së, kurse VMRO-DPMNE po i përvetëson meritat – reagojnë socialdemokratët.
Sipas tyre, Kryetari i atëhershëm i Komisionit për Financa dhe Buxhet, Bojan Stojanoski nga DPMNE-ja, me muaj kishte bllokuar Propozimligjin për grantin në vlerë prej 14 milionë euro, që nevojitej për të përfunduar këtë rrugë të shpejtë.
LSDM
“Projekti për rrugën e shpejtë Stracin – Kriva Pallankë kishte nisur në vitin 2018 dhe mbi 90% ishte përfunduar deri në gjysmën e parë të vitit 2024, gjatë kohës së LSDM-së. Të mos ishin bllokimet e VMRO-DPMNE-së, kjo rrugë, mundej të përfundonte shumë më herët në vitin 2024. Mickoski, Nikolovski dhe Trajanovski treguan dyfytyrësinë e DPMNE-së, bllokuan këtë projekt si opozitë sot përvetësojnë meritat.”
Më 1 korrik nuk ishte vendosur asnjë metër asfalt në rrugën Kriva – Pallankë – Stracin. Derisa LSDM-ja ishte në vendnumëro, VMRO-DPMNE-ja e bëri për 6 muaj, kundërpërgjigjen nga partia në pushtet.
VMRO-DPMNE ka dërguar një video-material, ku sipas tyre, qartazi tregohet se më 1 korrik 2024 kjo rrugë është gjithçka vetëm jo e finalizuar.
VMRO-DPMNE
“Me vite të tëra LSDM-ja nuk arriti ta bëjë rrugën, siç nuk e bëri as edhe rrugën Gradsko – Farish, as autostradën Kërçovë – Ohër. Për 6 muaj qeveria e VMRO-DPMNE-së me punë të mundimshme në terren përfundoi punët dhe lëshoi në përdorim rrugën Kriva Pallankë – Stracin. Qeveria po e ndryshon pamjen e vendit. Maqedonia është vënë në rrugën e shpejtë të transformimit ekonomik.”
Ndryshe, dje u zhvillua ceremonia e lëshimit në përdorim të rrugës nga Stracini deri në Kriva Pallankë. Rruga, është në një gjatësi prej 25.5 kilometra dhe është pjesë e Korridorit 8.
Investimi i përgjithshëm është 93.7 milionë euro, nga të cilat 80.20 milionë euro janë fonde nga Banka Botërore, ndërsa pjesa tjetër janë fonde granti në një vlerë prej 13.50 milionë euro.