Të paktën 24 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën kur një autobus u përplas me një kamion mallrash në një autostradë në shtetin Zacatecas të Meksikës, thanë autoritetet lokale.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur autobusi që transportonte viktimat është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni që transportonte misër. Guvernatori i shtetit David Monreal konfirmoi të dhënat dhe premtoi të mbështesë viktimat dhe të afërmit e tyre.
Një zyrtar lokal i tha Reuters se përpjekjet po vazhdonin për të nxjerrë disa trupa nga lugina ku përfundoi autobusi. Pamjet e postuara në faqet e mediave sociale tregojnë forcat e shpëtimit dhe të sigurisë, duke përfshirë ushtarë, duke rrethuar zonën dhe duke transportuar viktimat.
Autobusi ishte nisur për në Ciudad Juarez, një qytet kufitar në shtetin e Chihuahua. Nuk është konfirmuar nëse ndonjë p